Kalo te përmbajtja

Shërbimi 05

Çrregullimet e rrjedhshmërisë së të folurit

Vlerësim dhe intervenim profesional për belbëzimin dhe për vështirësi të tjera që prekin rrjedhshmërinë e të folurit.

Rrjedhshmëria i referohet lehtësisë, ritmit dhe vazhdimësisë së të folurit. Belbëzimi mund të shfaqet me përsëritje të tingujve ose të rrokjeve, me zgjatje të tingujve ose me bllokime, kur fjala duket se “ngec”. Shpesh ai shoqërohet me tension, me shmangie të situatave të caktuara dhe me ndjenja që ndikojnë në vetëbesim.

Vlerësimi përfshin jo vetëm vëzhgimin e të folurit, por edhe kuptimin e përvojës së individit: si ndihet kur flet, në cilat situata vështirësia shtohet dhe si ndikon ajo në jetën e përditshme, në shkollë ose në punë.

Ndërhyrja përshtatet sipas moshës dhe nevojave. Te fëmijët e vegjël familja ka rol qendror, ndërsa me fëmijët më të rritur, adoleshentët dhe të rriturit punohet edhe me strategji për të folur më lehtë dhe me qëndrimet ndaj komunikimit.

Për kë mund të jetë e dobishme

  • Fëmijë parashkollorë që kanë filluar të belbëzojnë
  • Nxënës dhe adoleshentë që belbëzojnë
  • Të rritur që përjetojnë belbëzim në komunikimin e përditshëm
  • Familje që kërkojnë udhëzime për të reaguar në mënyrë mbështetëse

Si zhvillohet procesi

  1. 1

    Vëzhgim i të folurit në situata të ndryshme

  2. 2

    Kuptim i përvojës, i ndjenjave dhe i qëndrimeve ndaj të folurit

  3. 3

    Qasje të përshtatura sipas moshës

  4. 4

    Përfshirje e familjes dhe e mjedisit

Ky informacion ka karakter informues. Plani i ndërhyrjes dhe objektivat përcaktohen vetëm pas vlerësimit individual, dhe ecuria e secilit person është e ndryshme.

Shiko të gjitha shërbimet
  • Çrregullimet e zërit

  • Çrregullimet e komunikimit social