02
Çrregullimet e gjuhës
Vlerësim dhe intervenim për vështirësitë në kuptimin dhe në përdorimin e gjuhës: fjalorin, ndërtimin e fjalisë, të kuptuarit dhe tregimin.
Mëso më shumëPrishtinë · Obiliq, Kosovë
Shërbimi 01
Vlerësimi logopedik është hapi i parë dhe themelor i çdo procesi mbështetës. Ai synon të kuptojë në mënyrë të plotë aftësitë komunikuese të individit, pikat e tij të forta dhe vështirësitë, si dhe ndikimin që ato kanë në jetën e përditshme, në mësim dhe në marrëdhëniet me të tjerët.
Gjatë vlerësimit mblidhen të dhëna për historinë e zhvillimit dhe të shëndetit, vëzhgohet komunikimi në situata të ndryshme dhe, sipas moshës e nevojës, përdoren procedura të strukturuara vlerësimi. Në proces përfshihen edhe informatat që ndajnë familja, mësimdhënësit apo profesionistët e tjerë.
Në përfundim, gjetjet diskutohen me individin ose me familjen dhe jepen rekomandime të individualizuara: nëse nevojitet intervenim logopedik, cilat duhet të jenë objektivat e para dhe nëse rekomandohet konsultim me profesionistë të tjerë.
Bisedë fillestare dhe mbledhje e historisë së zhvillimit
Vëzhgim i komunikimit në situata të ndryshme
Procedura vlerësimi të përshtatura për moshën dhe nevojën
Shpjegim i gjetjeve dhe rekomandime të individualizuara
Ky informacion ka karakter informues. Plani i ndërhyrjes dhe objektivat përcaktohen vetëm pas vlerësimit individual, dhe ecuria e secilit person është e ndryshme.